Kandidatja për deputete nga radhët e partisë ‘Guxo’ Jeta Statovci, së bashku me kryetaren e këtij subjekti politik, Donika Gërvalla, kanë mbajtur një takim me gratë dhe zonjat nga Anamorava.
Statovci tha se kanë biseduar mbi sukseset dhe arritjet e shumta të përbashkëta.
Postimi i plotë:
Gratë e fuqishme të Anamoravës.
Në një ambient shumë të dashur, patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë mbi sukseset dhe arritjet e shumta të përbashkëta.
Biseduam për qeverisjen, ku gratë në ekzekutiv udhëhoqën me politikën e jashtme, me ekonominë, me tregun, drejtësinë e arsimin.
Biseduam për listën zgjedhore, ku lista jonë ka numrin më të madh të grave kandidate për deputete.
Për numrin e rritur të grave në pozita udhëheqëse, në administratë dhe në borde të ndërmarrjeve publike.
Për mbështetjen e grave në biznes dhe punësim.
Për mbështetjen ndaj lehonave dhe shtesave të fëmijëve.
#JetaStatovci26
Jeta Statovci