Gazetari Enis Reçica, ka prezentuar statistikat e votuesve nga diaspora për vitin 2021.
Siç sqaroi ai së bashku me grafikat në ekran, para katër vjetësh kanë qenë 56 mijë e 610 vota të aprovuara nga KQZ si të vlefshme, ndërkaq nga këto vota, 44 mijë e 252 vota kanë shkuar për Lëvizjen Vetëvendosje, PDK ka qenë e dyta e cila nga diaspora kishte marrë 5 mijë e 32 vota.
LDK 4 mijë e 294 vota, ndërsa AAK i kishte marrë 1 mijë e 112 vota nga diaspora nga zgjedhjet e vitit 2021.
“Tani janë 110 mijë votues nga diaspora që mund të votojnë nëpër konsullata ose me postë”, deklaroi gazetari Reçica.