Sejdiu: Me profile të rreme e me imazhe të pavërteta po sulmohet çfarëdo racionaliteti

Aktuale

Sejdiu: Me profile të rreme e me imazhe të pavërteta po sulmohet çfarëdo racionaliteti

Më: 7 janar 2025 Në ora: 22:38
Opinionisti Dardan Sejdiu

Opinionisti Dardan Sejdiu në emisionin “Rubikon” është shprehur se montimet dhe inteligjenca artificiale, sipas tij po e bëjnë të vërtetën të parëndësishme.

Ai është shprehur se me profile të rreme e me imazhe të pavërteta po sulmohet çfarëdo nacionaliteti.

“Montimet, AI (inteligjenca artificiale), loja me imazh e fjalë, vendosja, mbivendosja në karaktere po e bën të vërtetën të parëndësishme apo edhe jorelevante komplet. Në këto zgjedhje, ndonëse kam qenë goxha optimist, për faktin se edhe LDK edhe PDK kanë shpërfaqur program dhe kam pasur njëfarë besimi se do të kemi një ballafaqim programesh, sidomos duke pasur parasysh që Vetëvendosja ka qeverisur katër vjet, pra një mandat të plotë”.

“Ajo çka po shoh tash është diçka komplet tjetër dhe po besoj se është një prej grackave që pushteti don me vendosë shoqërinë, pra të bëjë diskutimin të kësaj natyre, që me voxa të shkurtër, me imazhe të pavërteta edhe me profile të rreme në rrjetet sociale, me e sulmu çdo lloj racionaliteti në diskutimin rreth programit, partive, llojit të qeverisë që duhet me ndërtu dhe mënyrën se si duhet me qeverisë në katër vjetët e ardhshme”, u shpreh ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat