“Në mulli të kujt po çon ujë?”, Tahiri për qeverinë Kurti: I kanë dëmtu të gjitha arritjet historike

Aktuale

“Në mulli të kujt po çon ujë?”, Tahiri për qeverinë Kurti: I kanë dëmtu të gjitha arritjet historike

Më: 7 janar 2025 Në ora: 23:03
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se mashtrimi dhe korrupsioni i qeverisë Kurti është shpërfaqur gjatë këtij mandati katërvjeçar.

“Kur kemi fol me gjuhën e ashpër në Kuvend, kryetari Haradinaj ka qenë më i ashpër dhe ne jemi keqkuptu. Atëherë kur i ka thane kryeministrit që je një mashtrues, sot krejt Kosova i thotë që je një mashtrues”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se veprimet e qeverisë Kurti e kanë sjellë Kosovën në sanksione dhe masa të tjera.

Sipas Tahirit, kursin që e ka kjo qeveri i ka dëmtuar arritjet që kanë ndodhur në 25 vjet liri.

“Ne kemi bërë disa pyetje që lidhen me kursin e veprimet, me thane më thjesht me gjuhë të popullit se në mulli të kujt po çon ujë”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se ka thënë se Aleanca i del ballëhapur përpara votuesit të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat