Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se mashtrimi dhe korrupsioni i qeverisë Kurti është shpërfaqur gjatë këtij mandati katërvjeçar.
“Kur kemi fol me gjuhën e ashpër në Kuvend, kryetari Haradinaj ka qenë më i ashpër dhe ne jemi keqkuptu. Atëherë kur i ka thane kryeministrit që je një mashtrues, sot krejt Kosova i thotë që je një mashtrues”, ka thënë Tahiri.
Tahiri ka thënë se veprimet e qeverisë Kurti e kanë sjellë Kosovën në sanksione dhe masa të tjera.
Sipas Tahirit, kursin që e ka kjo qeveri i ka dëmtuar arritjet që kanë ndodhur në 25 vjet liri.
“Ne kemi bërë disa pyetje që lidhen me kursin e veprimet, me thane më thjesht me gjuhë të popullit se në mulli të kujt po çon ujë”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se ka thënë se Aleanca i del ballëhapur përpara votuesit të Kosovës.