Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë një punë të mirë gjatë kohës sa ka qenë në opozitë.
Tahiri ka thënë se AAK ka pasur qëndrime për të gjitha çështjet që kanë ndodhur në Kosovë.
“Aleanca i del ballëhapur përpara votuesit të Kosovës”, ka thënë Tahiri.
Tutje, ai ka theksuar se partia e tij është forcuar me ekipin aktual derisa ka thënë se AAK nuk ka qenë asnjëherë më e mobilizuar.