Grainca: Qeveria Kurti rriti vendet e punës për gratë

Aktuale

Grainca: Qeveria Kurti rriti vendet e punës për gratë

Më: 7 janar 2025 Në ora: 23:30
Grainca ka zhvilluar një takim me disa gra.

Deputetja dhe kandidatja e VV-së edhe për një mandat, Adelina Grainca ka zhvilluar një takim me disa gra.

Ajo ka thënë se Qeveria Kurti ka sjellur mbështetje të prekshme për gratë, “me rritjen e vendeve të punës për to dhe me vendimin për shtesa nga 170 euro për gratë lehona, për 6 muaj”.

“Bashkë diskutuam për arritjet e Qeverisë sonë, që kanë sjellë mbështetje të prekshme për gratë, siç janë:

Rritje të vendeve të punës për gratë; shtesa të veçanta për lehonat nga 170 euro për 6 muaj; e politika që mbështesin përfshirjen e grave në çdo sektor.

Vvazhdojmë – për gratë!”, ka shkruar Grainca në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat