VV kërkon 500 mijë vota, Zenuni: Ëndërr e parealizueshme e tyre, fiton programi i Bedri Hamzës

Aktuale

VV kërkon 500 mijë vota, Zenuni: Ëndërr e parealizueshme e tyre, fiton programi i Bedri Hamzës

Më: 7 janar 2025 Në ora: 23:40
Zenun Pajaziti

Kandidati i PDK-së për deputet, Zenun Pajaziti ka thënë se nuk e beson kurrë që Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitojë zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai tha se është i sigurt që qytetarët do të reflektojnë dhe do të ndryshohet kjo qeverisje.

Tutje, ai tha se 500 mijë vota në këto zgjedhje për LVV-në janë vetëm një ëndërr e parealizueshme.

“Ky vend nuk kthehet më në diktaturë. Jam i sigurt që qytetarët kanë me reflektu në ndryshimin e kësaj qeverisje dhe kanë me ndryshu Qeverinë. Mund të jetë një ëndërr e parealizueshme, por nuk do të këtë më ashtu. Mendoj që edhe kjo shpikja e këtyre pengesave me pakicat e me Listën Serbe nuk i shpëton dot nga humbja. LVV nuk do të mund të krijojë një Qeveri”, ka deklaruar ai.

Ai tha se PDK me programin e Bedri Hamzës do të jetë fituese.

“Qytetarët kanë disponim për ndryshime. PDK nuk e ka asnjë version, vetëm atë të fitores së Hamzës. Kemi hyrë në një projekt fitues dhe e presim rezultatin. Nuk shohim që programi i Hamzës të jetë diçka i ngjashëm më këta në pushtet, prandaj nuk shohim ndonjë alternative tjetër”, ka deklaruar ai.

VV-ja në zgjedhjet e 9 shkurtit po i kërkon 500 mijë vota.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkruar se 500 mijë vota është pragu për pavarësi nga Lista Serbe dhe elita e vjetër e korruptuar.

“500 mijë vota është pragu për pavarësi nga Lista serbe e elita e vjetër e korruptuar. Është fuqia për të vazhduar reformën tonë të thellë përpara. Vazhdojmë garën për 500k vota”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat