KEK thotë se largoi nga procesi i rekrutimit kandidatët për të cilët kishte dyshime për autenticitetin e diplomave

Aktuale

KEK thotë se largoi nga procesi i rekrutimit kandidatët për të cilët kishte dyshime për autenticitetin e diplomave

Më: 8 janar 2025 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka përfunduar procesin e rekrutimit të 220 punonjësve të rinj.

Megjithatë disa media kanë raportuar se disa kandidatë kanë aplikuar me diploma të falsifikuara për t’u bërë pjesë e këtij institucioni.

Sipas një komunikate për media, KEK thotë se me datë 02.01.2025, ka njoftuar opinionin për verifikimin e diplomave të kandidatëve, i cili ka rezultuar me largimin nga procesi i rekrutimit të kandidatëve për të cilët kishte dyshime për autenticitetin e diplomave të tyre.

Përtej kësaj, KEK thekson se informuar organet përkatëse të drejtësisë dhe i ka ofruar atyre të gjitha informacionet që disponon për të zbardhur këtë çështje.

Ky proces është pjesë e angazhimeve të KEK për të ngritur transparencën dhe profesionalizmin në rekrutimin e punonjësve të rinj, dhe për të siguruar se vetëm individë të kualifikuar dhe me integritet marrin mundësi të punësohen. Ky proces është gjithashtu një hap i rëndësishëm në rritjen e performancës së KEK dhe përmirësimin e efikasitetit të korporatës”- thuhet në njoftim.

Megjithatë, është e pakuptimtë dhe e papranueshme që disa individë dhe portale me tendenca të caktuara po përpiqen të zbehin këtë sukses duke e lidhur me çështje të tjera fare të paarsyeshme. Pavarësisht se informacioni përkatës është bërë publik dhe lënda është dërguar tek organet e rendit, disa prej këtyre individëve kanë vazhduar të përhapin lajme të pavërteta dhe të tentojnë të zbehin këtë proces të rëndësishëm”- thuhet tutje në komunikatë.

Sipas KEK procesi i rekrutimit të punonjësve të rinj është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për mbulimin e pozitave vakante, “duke përmirësuar performancën e korporatës dhe duke kontribuar në uljen e papunësisë në vend”.

Një nga aspektet më të rëndësishme të këtij procesi, siç tjonë nga KEK, është fakti se mosha mesatare e punonjësve të KEK është rreth 55 vjeçare, dhe ky proces ka për qëllim rifreskimin dhe modernizimin e forcës punëtore.

Korporata Energjetike e Kosovës pranoi 220 punëtorë të rinj më 06.01.2025.

Në ditën e pranimit të tyre në punë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti disa prej tyre jua shpërndau kartelat e punës.

Kurti mori pjesë në këtë ceremoni pak ditë para fillimit të fushatës zgjedhore e cila fillon më 11.01.2025 për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të datës 09.02.2025.

Për këtë ceremoni të shpërndarjes së kartelave të punonjësve dhe kontratave të punës për ta, nuk pati njoftim për media.

Pas disa përpjekjeve, ekipi i Kallxo hyri në objektin në të cilin u mbajt ceremonia, kjo në brendësi të hapësirës së Termocentralit.

Kur kryeministri, pas ceremonisë u pyet se a lidhet ky aktivitet me fushë zgjedhore dhe për të marrë vota nga punonjësit e rinj, ai pati një përgjigje jodirekte.

“Kjo është në funksion të mihjes, prodhimit të qymyrit”– ishte përgjigja e kryeministrit.

Edhe pse përsëri u pyet se a është ky aktivitet edhe në kuadër të fushatës zgjedhore, kryeministri nuk ktheu përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat