Çfarë po ndodh me vilën e sekuestruar të Radoiçiqit, raportohet se s’po funksionojnë kamerat e sigurisë

Aktuale

Çfarë po ndodh me vilën e sekuestruar të Radoiçiqit, raportohet se s’po funksionojnë kamerat e sigurisë

Më: 8 janar 2025 Në ora: 08:03
Foto ilustrim

Vila e sekuestruar e Milan Radojiçiqit buzë liqenit të Ujmanit, vazhdon të ruhet nga Policia e Kosovës.

Por, më shumë se gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të Udhëzimit administrativ që i hapi rrugë Ministrisë së Punëve të Brendshme për përdorim, objekti milionësh nuk është duke u shfrytëzuar.

Ministri Xhelal Sveçla pati thënë se do të shndërrohet në stacion policor.

Por, në Drejtorinë e Policisë në veri, thonë se numri i pjesëtarëve të Policisë që e ruajnë vilën është i mjaftueshëm.

Elshani nuk i përjashtoi telashet me kamerat e sigurisë, por theksoi se objekti është i sigurt.

Në maj të vitit të kaluar, Gjykata e Prishtinës dha pëlqimin për dhënien me qira të pasurisë së sekuestruar të të akuzuarit kryesor për sulmin në Banjskë Milan Radojiçiq, pas plotfuqishmërisë së urdhrit ndalues përfundimtar.

Agjencia për menaxhimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, dhënien me qira e kishte vlerësuar si një ndër format më të duhura për administrimin e tyre deri në përfundim të procesit gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat