Jakupi për deklaraten e Grenell-it: Marrëdhëniet SHBA dhe Kosovë janë të mira

Aktuale

Jakupi për deklaraten e Grenell-it: Marrëdhëniet SHBA dhe Kosovë janë të mira

Më: 8 janar 2025 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Zejnullah Jakupi, analist , ka komentuar deklaratën e Richard Grenell, ish-emisar i administratës Trump për misione të veçanta, e cila u bë të hënën në lidhje me raportet e SHBA-së me Kosovën.

Jakupi theksoi se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës janë të mira, pavarësisht deklaratave të Grenell, të cilat ai i ka bërë edhe vitin e kaluar dhe tani.

Sipas Jakupit, këto deklarata janë gabim dhe po shpërndahen më shumë nga shumica e mediave dhe opozita.

“Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës janë të mira, edhe pse kemi këto deklarime nga Richard Grenell, siç ka bërë edhe vitin e kaluar dhe tani, është gabim sepse shumica ose opozita jonë dhe pjesa deri diku e mediave po i fryjnë këtij kërcënimi”, tha Jakupi në emisionin “Ora 7” .

Ndryshe, Grenell ka deklaruar ditë më parë se të gjithë liderët e Kosovës kishin marrëdhënie të shkëlqyeshme me Republikanët dhe Demokratët në Amerikë, ndërsa vetëm me Albin Kurtin ato marrëdhënie janë në krizë.

“Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti, që të gjithë kishin marrëdhënie të shkëlqyeshme me Republikanët dhe Demokratët në Amerikë. Hera e vetme në 35 vite kur marrëdhëniet Kosovë – ShBA (edhe Kosovë – BE) u bënë partizane dhe në krizë, janë me Albin Kurtin kryeministër”, tha Richard Grenell.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat