Makbule Shkodra, analiste politike, ka komentuar vizitën e Zëvendës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, i cili do të qëndroj në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi deri më 11 janar.
Shkodra theksoi se kjo vizitë ishte planifikuar më herët dhe ka për qëllim:
“diskutimin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, nxitjen e zhvillimit ekonomik, sigurimin e energjisë dhe forcimin e sundimit të ligjit”, tha ajo, në emisionin “Fol me Arin”.
Ajo po ashtu shtoi se Verma do të falënderojë Kosovën për mbështetjen që ka dhënë ndaj Ukrainës.