Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar Alexander Schallenberg për marrjen e detyrës si Kancelar i Austrisë.
Në një status në X (Twitter), Hoxhaj ka theksuar miqësinë e tyre të gjatë dhe mbështetjen e Schallenbergut për Kosovën dhe integrimin evropian të Ballkanit.
“Urime për Alexander Schallenberg për marrjen e detyrës si Kancelar i Austrisë! Një mik i madh i imi dhe një mbështetës i fuqishëm i Kosovës. Përkushtimi i tij ndaj integrimit të gjithë rajonit në BE është i fuqishëm. I uroj suksese në këtë rol të rëndësishëm!”, ka shkruar Hoxhaj.
Hoxhaj dhe Schallenberg kanë pasur takime të shumta në konferenca ndërkombëtare gjatë viteve të fundit, përfshirë forumin Globsec në Bratislavë dhe Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Schallenberg njihet për qëndrimet e tij pro zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian.