Policia njofton për suspendimin e 2 policëve, përmend edhe suspendimin e njërit nga IPK

Aktuale

Policia njofton për suspendimin e 2 policëve, përmend edhe suspendimin e njërit nga IPK

Më: 8 janar 2025 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar tre zyrtare policor – një kolonel, një major dhe një rreshter policor.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Policia e Kosovës, thuhet se suspendimi i tyre është bërë mbi dyshimin për pjesëmarrje në tubim apo aktivitet të natyrës politike, të cilat bien në kundërshtim me procedurat ligjore si dhe udhëzimet e brendshme të PK-së.

“Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës i cili përcakton konfliktin e interesave, udhëzimin administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës si dhe rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës, ka suspenduar dy zyrtarë policorë, përderisa IPK-ja ka suspenduar një zyrtar policor, (të suspenduar janë një kolonel, një major dhe një rreshter policor)”, thuhet në njoftim

Suspendimi i zyrtarëve policorë sipas këtij njoftimi, është bërë mbi dyshimin për pjesëmarrje në tubim apo aktivitet të natyrës politike, të cilat bien në kundërshtim me procedurat ligjore si dhe udhëzimet e brendshme të PK-së.

“Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore e kushtetuese, si institucioni kyç për garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim. Me qëllim të ruajtjes së besimit të publikut, ruajtjes së imazhit të Policisë si një ndër institucionet më të besuara dhe transparente, Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe profesionalizmit të saj, duke shërbyer në mënyrë të drejtë dhe të paanshme”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat