Një flamur i përbashkët i Kosovës dhe Serbisë, i zhytur në hartën me ngjyrat serbe dhe mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”, është shfaqur me sfondin e veriut të Mitrovicës.
Kjo pas festimeve të Krishtlindjes Ortodokse nga serbët në veri të Mitrovicës.
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka komentuar mbi këto veprime, duke i cilësuar si mesazhe të drejtuara presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Këto mesazhe i drejtohen direkt Vuçiqit. Sipas informacioneve që kemi, grupet që kanë mbështetur vazhdimisht zhvillimet e pasigurta në veri janë të lidhura drejtpërdrejt me Milan Radojçiqin”, tha Elezi, në emisionin “Kosova Today”.
Ai shtoi se në rast se Vuçiq shpreh gatishmëri për t’u përmbajtur zotimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, këto grupe japin mesazh se nuk do të dorëzohen lehtë.