Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni AAK, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët E-30, dhe “Ideal”, Ramush Haradinaj ka njoftuar se më 11 janar, kur edhe nis zyrtarisht fushata, do të bëjnë nderime në memorialin në Prekaz për Adem Jasharin dhe familjen Jashari.
Në një konferencë për media bashkë me partnerët e koalicionit, Haradinaj njoftoi se ky aktivitet do të fillojë në orën 11:00.
Ndërkaq më 12 janar, do ta nisin zyrtarisht fushatën zgjedhore në sallën 1 Tetori në Prishtinë, siç tha Haradinaj, në një tubim të madh.