​Vitia: Nuk ka asnjë rast të konfirmuar me HMPV në Kosovë

Aktuale

​Vitia: Nuk ka asnjë rast të konfirmuar me HMPV në Kosovë

Më: 8 janar 2025 Në ora: 14:50
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Kosova deri më tani nuk ka asnjë rast të identifikuar me HMPV (Metapneumovirusin) dhe nuk ka vend për panik.

Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me mekanizmat adekuat.

Vitia: Nuk ka rast me HMPV

“Nuk ka raste me HMPV, jemi përgatitur natyrisht shikoni IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë janë në kontakte të vazhdueshme me të gjitha mekanizmat më adekuat që ekzistojnë sot në botë sa i përket këtyre problemeve sidomos kur jemi tek sëmundjet infektive ngjitëse dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me OBSH-në... Në momentin e parë që paraqitet një rast nuk do të thotë që të paraqitet tek ne dhe të reagojmë dhe në momentin që do të paraqitet tek ne një rast, menjëherë i marrim masat... Merren të gjitha masat me rekomandimet e IKSHPK që përcillen pastaj në ShSKUK ku edhe klinikat përkatëse ku klinika Infektive por edhe Pulmologjike në këtë rast marrin masa që nëse paraqitet rasti të reagohet menjëherë”, tha ai.

Ministi Vitia tha se nuk ka vend për panik sa i përket kësaj sëmundjeje.

Vitia: Asnjë lloj paniku nuk ka nevojë për qytetarët

“Asnjë lloj paniku nuk ka nevojë për qytetarët...Instituti bashkë me ShSKUK mirëpo, po të kishte pas arsye për panik natyrisht ne do të kishim dal me komunikata dhe të gjitha informacionet e nevojshme se pse duhet. Mirëpo, asnjë arsye nuk ka për të pas panik në raport me këtë sëmundje”, tha Vitia.

Drejtoresha e departamentit të Epidemiologjisë në IKSHPK, Ariana Kalaveshi u shpreh se aktualisht Kosova nuk është prekur ende me këtë virus për të cilin tha se nuk ka nevojë për panik.

Kalaveshi theksoi se konfirmimi i HMPV-së bëhet me analiza respiratore.

Kalaveshi: Nuk kemi raste të HMPV-së, konfirmimet bëhen me analiza respiratore

“Sa i përket HMPV-së ne nuk është se vetëm këtë vit, por çdo vit e përcjellim gjendjen. Në Institut janë analizat dhe janë testet që quhet testi respirator ku jo vetëm metapneumovirus, por edhe një numër shumë i madh i virozave… metapneumovirus nuk duhet me shkaktua panik, sepse në vitet e kaluara kemi pas më herët 1 ose 2 raste që të gjitha shtetet e kanë…sivjet nuk kemi raste, mirëpo mundet edhe me pas dhe vërtetimi apo konfirmimi i saj i këtyre rasteve bëhet me analizë respiratore”, u shpreh ajo.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dhënë udhëzime lidhur me Metapneumovirusin Njerëzor, pas një rritje të mundshme të rasteve në disa rajone.

Sipas IKSHPK-së, HMPV ka më shumë gjasa të përhapet nga personi i infektuar tek të tjerët përmes: pikave gjatë kollitjes dhe teshtitjes, kontaktit të ngushtë personal, si puthja, prekja ose shtrëngimi i duarve, prekja e objekteve ose sipërfaqeve që kanë virusin mbi to dhe më pas prekja e gojës, hundës ose syve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat