​Haradinaj: Do ta bëjmë realitet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Aktuale

​Haradinaj: Do ta bëjmë realitet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Më: 8 janar 2025 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj në konferencën për media bashkë me partnerët e koalicionit ka theksuar se prioritet i kësaj partie është anëtarësimi i Kosovës në NATO.

Pak ditë para se të fillojë zyrtarisht fushata zgjedhore, Haradinaj u shpreh se AAK është e gatshme për të udhëhequr vendin drejt një të ardhme më të mirë.

Haradinaj derisa ka prezantuar planet për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, bashkë me partnerët e koalicionit, ka njoftuar se me 11 janar në ora 11:00 do të bëjnë veprimin e parë solemn në nderim në Kompleksin Memorial "Adem Jashari". Derisa ka shtuar se me 12 janar në ora 13:30 në sallën 1 tetori në kryeqytet do të fillojnë fushatën zgjedhore.

Haradinaj: Do të bëjmë realitet anëtarësimin e Kosovës në NATO

"Do të bëjmë realitet anëtarësimin e Kosovës në NATO...Me 11 janar në ora 11:00 e bëjmë veprimin e parë solem, nderimin në memorialin në Prekaz për komandantin legjendar, Adem Jashari dhe familjen Jashari, me c'rast dëshmojmë respektin e përjetshëm të sakrificës për liri të të gjithëve. Ndërsa me 12 janar në ora 13:30 në sallën 1 tetori e fillojmë fushatën zgjedhore me një tubim të madh ku paraqesim kandidatët dhe vizionin tonë programor", tha Haradinaj.

Në anën tjetër kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj u shpreh se më shumë se kurrë vendit ka nevojë t’i kthehet siguria, dhe siç tha ai, kjo mund të bëhet nëse kjo parti vjen në pushtet.

Limaj: Kosova ka qenë e mashtruar katër vite që lamë pas

"Kosova ka qenë e mashtruar katër vite që lamë pas, nuk besoj se Kosova do të pranoj të futet në një mashtrim të ri i cili do të humbte kohën e mundësinë familjeve tona. Më shumë se kurrë ka nevojë të kthejmë Kosovën në punë, të kthejmë sigurinë në Kosovë, te vazhdojnë të ndërtojmë e kultivojmë partneritetet ne miqtë tanë", tha Limaj.

Fushata për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë do të fillojë më 11 janar, ndërkaq, zgjedhjet mbahen më 9 shkurt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat