Durmishi: Ura e Badocit është stabile, testimi formal do të bëhet nesër

Aktuale

Durmishi: Ura e Badocit është stabile, testimi formal do të bëhet nesër

Më: 8 janar 2025 Në ora: 15:42
Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se Ura e Badocit është stabile dhe se është projektuar e ndërtuar me standarde të larta.

Durmishi tha se gjatë gjithë fazave janë kryer inspektime profesionale, përfshirë asetet paraprake të materialeve, testimet e vazhdueshme të betonit dhe armaturës deri në finalizimin e saj.

“Prandaj me përgjegjësi të lartë profesionale deklaroj se Ura e Badocit është shumë stabile. Gjatë gjithë këtyre ditëve aty kanë kaluar shumë makineri me pesha të rënda pa asnjë problem për Urën, e këtë do ta dëshmojë edhe testimi formal që do të bëhet nesër” , tha Durmishi.

Ura e Badocit është lëshuar për qarkullim më 31 dhjetor të vitit që shkoi, teksa ishte e mbyllur për 20 muaj për qarkullimin e automjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat