21 vite burg për vrasjen që tronditi Mitrovicën, vëllai i dorasit shpreh pakënaqësi

Aktuale

21 vite burg për vrasjen që tronditi Mitrovicën, vëllai i dorasit shpreh pakënaqësi

Më: 8 janar 2025 Në ora: 15:58
Valmir Selimi

Gjykata Themelore në Mitrovicë patë shpallur aktgjykim dënues ndaj Leutrim Selimit në vitin 2023, duke e dënuar me 21 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e M.K..

Një ngjarje që ndodhi në shkurt të vitit 2021 dhe tronditi qytetin.

Rreth këtij aktgjykimi, ka reaguar vëllai i të dënuarit, Valmir Selimi, i cili ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj procesit gjyqësor dhe vendimit të marrë nga gjykata, njofton Klankosova.tv.

“Unë si vëllai i Leutrimit shpreh pakënaqësi të madhe ndaj gjykatës dhe prokurorisë së Mitrovicës, e cila e ka bërë një anim shumë të madh prej ditës së parë dhe nuk ka marrë për bazë asnjë fakt deri ditën e sotme”.

Fillimisht në gjykimin e parë kur u dënua vëllau, nga gjyqtari i trupit Rrahman Beqiri, i cili, siç e kemi edhe të faktuar, ka lidhje familjare nga të dyja palët”.

Ekspertët e psikiatrisë e japin që vëllau e kreu vrasjen në gjendje të tronditjes së fortë mendore, që pa dashjen e tij dhe nga jeta që i kanoset vëllaut tonë, por këto fakte nuk i bëjnë përshtypje gjykatës”, u shpreh Selimi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat