Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, është shprehur i gatshëm për siç e quan “hapjen e madhe të fushatës elektorale”.
Gjatë ditës, Abdixhiku njofton se në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike, ka pritur në takim kryetarët e degëve të partisë nga e gjithë Kosova “si konfirmim i përbashkimit, fuqisë, gatishmërise dhe vizionit tonë për ndryshimin e madh që do ta sjellim me 9 shkurt”, shprehet ai.
Abdixhiku shprehet se LDK po e udhëheq valën e ndryshimit në Kosovë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë është ringritur! Me rrënjë të forta, me degë të fuqishme, dhe me një besim të jashtëzakonshëm qytetar, lidhja jonë po e udhëheq valën e ndryshimit në Kosovë me një momentum të pakrahasueshëm”, shprehet ai.