Nënkryetari i Preshevës, Mustafa: Genocid modern i Serbisë ndaj shqiptarëve autoktonë

Aktuale

Nënkryetari i Preshevës, Mustafa: Genocid modern i Serbisë ndaj shqiptarëve autoktonë

Më: 8 janar 2025 Në ora: 20:21
Ragmi Mustafa

Zëvendës Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa sqaroi incidentin në Bujanovc në kremtimet e Krishtlindjeve Orthodokse mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Nuk janë ngjarje shqetësuese, pasi nuk do të tronditin asnjë shqiptar si në Bujanovc dhe në Luginën e Preshevës. 

Momentalisht kemi një situatë të brishtë në pikëpamjen e realizimit dhe zbatimit të të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

Përkundër protestave që ne organizuam fillimisht në Bujanovc, Medevgjë dhe më pas në Preshevë, qeveria e Serbisë di si të qëndrojë e shurdhër ndaj kërkesave tona dhe nuk zbaton asnjë kërkesë legjitime të shqiptarëve.

Dhe në këtë sens ajo vazhdon akoma ç’regjistrimi i shqiptarëve nga regjistri civil, vijon ende mos punësimi i tyre në institucionet shtetërore me shumicë shqiptare. Kemi një normë prej 78 % e personave të aftë për punë në Preshevë janë të papunë.

E njëjta situatë është edhe në Bujanovc e të mos flasim pastaj në Medevgjë, ku nuk na kanë mbetur më shumë se sa 300 shqiptarë autoktonë, pasi të tjerët që pas luftës së Kosovës janë shpërngulur në Kosovë apo drejt vendeve Perëndimore dhe në SHBA.

Dhe në këtë kuptim, të njëjtën situatë që kanë krijuar atje po përpiqen ta realizojnë edhe në Preshevë dhe Bujanovc.

Përpos këtyre probleme, vijon shqetësimi për mosnjohjen e diplomave të komunitetit shqiptar të marra në universitetet e Kosovës, dhe të gjitha këto janë metoda të reja, të moderuara të Serbisë për të përndjekur shqiptarët nga trojet e tyre autoktone”, u shpreh ndër të tjera numri 2 i Preshevës, Ragmi Mustafa për mediat shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat