Enver Hoxhaj thirrje mërgatës për të votuar nesër, merr mbështetje me video thirrje nga ata

Aktuale

Enver Hoxhaj thirrje mërgatës për të votuar nesër, merr mbështetje me video thirrje nga ata

Më: 8 janar 2025 Në ora: 21:32
Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj thirrje mërgatës për të votuar nesër, merr mbështetje me video thirrje nga ata

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një video thirrje emocionuese me bashkatdhetarët tanë në diasporë, duke i ftuar të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet parlamentare, votimi për të cilat fillon nesër për qytetarët jashtë vendit.

Gjatë bashkëbisedimit, Hoxhaj theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe kërkoi mbështetje për PDK-në, duke e cilësuar këtë proces si vendimtar për të ardhmen e Kosovës.

“Janë zgjedhjet më të rëndësishme që nga viti 2007. Prandaj, ju ftoj të gjithëve të mbështesni Partinë Demokratike të Kosovës dhe të kontribuoni për një Kosovë më të fortë,” u shpreh Hoxhaj.

Nga ana tjetër, bashkatdhetarët shprehën përkushtimin dhe mbështetjen e tyre të palëkundur, duke siguruar se do të angazhohen për të motivuar sa më shumë votues në mërgatë.

“E dijmë sa është e rëndësishme të kemi një lidership që punon për interesat e Kosovës. Ju keni mbështetjen tonë të plotë,” thanë ata gjatë bisedës.

Me këtë apel, Hoxhaj u bëri thirrje të gjithë mërgimtarëve që të jenë pjesë aktive e procesit zgjedhor, duke theksuar se vetëm përmes votës mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë për vendin.

Votimi për diasporën fillon nesër dhe pritet të luajë një rol vendimtar në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat