Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i vendosur pranë Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, sot valon në gjysmështizë.
Në njoftimin zyrtar të Ambasadës bëhet e ditur se flamuri do të valojë në gjysmështizë me rastin e ditës së zisë, për të nderuar ish-presidentin James “Jimmy” Carter.
Carter, presidenti i 39-të i SHBA-së, ndërroi jetë më 29 dhjetor të vitit që lëmë pas.
Ai u bart në Uashington për një ceremoni mortore, i vendosur në Kapitol Rounda, aty ku mijëra politikanë dhe diplomatë bënë homazhe.