Cilit lider shqiptar do t’i sekuestrohet pasuria? Flet eksperti i sigurisë Ibishi

Aktuale

Cilit lider shqiptar do t’i sekuestrohet pasuria? Flet eksperti i sigurisë Ibishi

Më: 9 janar 2025 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zgjeruar fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit e përfshirë në destabilizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Me një urdhër ekzekutiv që firmosi të mërkurën, Biden ka ndërmarrë hapa shtesë, duke ndryshuar dhe plotësuar tre urdhrat në lidhje me Ballkanin Perëndimor nga viti 2021, të cilat kanë të bëjnë me bllokimin e aseteve dhe ndalimin e hyrjes në SHBA për njerëzit që kontribuojnë në destabilizimin e rajonit.

Lidhur me këtë vendim ka folur eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi.

Ai ka deklaruar se kjo masë synon kryesisht vendet e Ballkanit që ende përballen me dobësi në mbikëqyrjen financiare.

Adresimi në rend të parë është për vendet e Ballkanit që janë ende në situatë të brishtë, sa i  përket mbikëqyrjes financiare, pra sidomos, personave që janë në institucione publike, dhe kjo është një përcaktim që duhet sa më parë të rregullohet”, tha Ibishi, në emisionin “Fol me Arin” në kk.

Ndërkohë, lista e emrave nga disa vende të rajonit tashmë është publikuar, por Kosova ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar.

Megjithatë, pritet që së shpejti të publikohen edhe emrat e personave të përfshirë nga Kosova, të cilët janë identifikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në bazë të këtij vendimi, shtetet e rajonit, përfshirë Kosovën, do të detyrohen të zbatojnë sanksionet e vendosura nga SHBA-ja, tha tutje Ibishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat