“Pranvera e hershme” sot e çoi ambasadorin Rohde në Prizren

Aktuale

“Pranvera e hershme” sot e çoi ambasadorin Rohde në Prizren

Më: 9 janar 2025 Në ora: 12:52
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, të enjten e kaloi në qytetin e Prizrenit.

Ai ka postuar një fotografi në rrjetin social “X”, ku shihet para urës së gurit të këtij qyteti.

“Duke shijuar pranverën e hershme në Prizren sot”, ka shkruar Rohde.

Siç duket ambasadori di cili vend ka bukuri në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat