Në një postim të fundit në rrjetet sociale, analisti Rron Gjinovci ka ndarë një moment interesant nga takimi i tij rastësor me Ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, në një lokal të qytetit. Gjinovci, i cili po punonte në të njëjtin vend, u ftua nga Ministri dhe stafi i tij për të kaluar disa minuta me ta.
Sipas Gjinovcit, ai u pyet për mendimin e tij rreth rezultateve zgjedhore, por ajo që e befasoi më shumë ishte gjendja e relaksuar e Xhelalit, një ndjesi që është e pazakontë për politikanët gjatë periudhës zgjedhore.
Gjinovci theksoi se Sveçla, i cili ka qenë në postin e Ministrit për katër vjet, nuk kishte nevojë për të demonstruar panik apo ngut për të kërkuar vota, siç ndodh shpesh me politikanët në këtë periudhë. Përkundrazi, ai shfaqi një qetësi dhe siguri që pasqyronte një udhëheqës që ka përfunduar punën e tij dhe tani është i sigurt për rezultatet. Kjo qasje, sipas Gjinovcit, është një dallim i theksuar nga praktikat tradicionale të politikanëve gjatë fushatave zgjedhore.
Postimi në Facebook:
Sot e takova rastësisht Ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla. Ai me stafin e vet kishin dalë për drekë në të njejtin vend ku unë isha tu punu diçka. Më ftun me u ulë nja 5 minuta me ta se dojshin me ma ni mendimin për rezultatet zgjedhore. Nejse. Ajo çka mu dok interesant ke gjendja e relaksume e Xhelalit, shumë e pazakontë për ministra e politikanë në kohë zgjedhjesh. Tipi ka punu 4 vjet tash s'ka nevojë në panikë me dalë me lypë vota poshtë e përpjetë e me pre shirita mos helbete pe fiton naj votë.