Keith Self është emëruar si kryesues i Nënkomitetit për Evropën të Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA.
Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti ka uruar Self-in për pozitën e tij të re, duke thënë se vlerëson mbështetjen e tij për demokracinë dhe sigurinë rajonale.
Nëpërmjet në postimi në “X”, Kurti deklaroi se mezi pret të forcojnë partneritetin mes Kosovës dhe SHBA-së.
“Urime Keith Self në emërimin tuaj si Kryetar i Nënkomitetit për Evropën të Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Mbështetja juaj për demokracinë dhe sigurinë rajonale vlerësohet shumë. Ne mezi presim të forcojmë partneritetin tonë”, shkroi Kurti.
Republikani Keith Self shërbeu si kongresmen në distriktin e Teksasit, teksa nën qeverisjen e Trumpit do të ketë detyrën e lartpërmendur.