Analisti Halil Geci, thotë se tradhtarët që e shitën Mitrovicën kanë emra.
Geci përmes një videoje të Daçiqit të shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, ka kërkuar nga qytetarët që të binden dhe t’i godasin tradhtarët që e shitën atdheun.
“Koalicioni LDK-PDK janë ata që e prunë Veriun në këtë gjendje!
Një tradhti që shihet meriton ndëshkim të përjetshëm, jo me plumb, por do t’i “vrasim” fort me votën tuaj”, ka shkruar pos tjerash Geci.
Shkrimi i plotë:
Tradhtarët që e shitën Mitrovicën: Kanë emra! Ja ku ishte Mitrovica dje dhe ja ku është sot – kush i shërbeu Serbisë?
Dëgjoni këtë video të Daçiçit dhe binduni, o njerëz, kujt duhet t’ia jepni votën! Është koha të godasim tradhtarët që e shitën atdheun tonë!
Koalicioni LDK-PDK janë ata që e prunë Veriun në këtë gjendje!
Një tradhti që shihet meriton ndëshkim të përjetshëm, jo me plumb, por do t’i “vrasim” fort me votën tuaj.
Kosova ime, mos harroni më 9 shkurt Listën Guxo!
Serbia dhe Daçiç, 11 vjet më parë, vinin në Mitrovicë për të mbyllur fushatën e zgjedhjeve dhe thonin: “Askush nuk mund të më ndalojë ta vizitoj Mitrovicën.Ai shtoi se vetëm me lidhje të forta politike, komunat e veriut dhe Serbia mund të qëndrojnë të lidhura.
Sipas Daçiçit, veriu i Mitrovicës do të bëhet qendra e bashkësisë së komunave serbe, ku kryetari i saj, policia, gjykata themelore dhe ajo e apelit do të jenë institucione serbe. Ai deklaroi gjithashtu se ushtria e Kosovës nuk do ta shkelë kurrë veriun.
Gjatë këtij tubimi, Daçiç pranoi se rreth 50 mijë serbë jetojnë duke marrë paga nga Beogradi.
Binduni, o shqiptarë, se kush janë shitësit e atdheut. Hapni sytë dhe binduni se kësaj here, me votë, do t’i vrasim dhe do t’i zhdukim nga faqja e dheut shitësit e atdheut!