Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri, ka thënë se, si njeri i drejtësisë dhe potencial deputet i Republikës, do të angazhohet për reforma të thella në sistemin gjyqësor.
Ai ka shprehur mbështetje për çdo iniciativë ligjore që do të mundësojë buxhet dhe staf shtesë për gjykatat dhe prokuroritë, me qëllim që të krijohet një sistem gjyqësor të pavarur, të drejtë dhe efikas.
Tahiri ka potencuar rëndësinë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë për të marrë një vendim gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm kohor, në përputhje me standardet e vendosura nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Ai ka paralajmëruar se “drejtësia e vonuar nuk është drejtësi” dhe se ky është një prioritet i tij në fushatën për ndryshime pozitive në sistemin e drejtësisë.