Qeveria e Kosovës ka dërguar një letër komandantit të KFOR-it, për të sqaruar angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri, duke theksuar se ky angazhim nuk kishte për qëllim të tensiononte situatën në atë rajon.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shpjeguar se letra që iu dërgua komandantit të KFOR-it nuk është një rizotim i angazhimeve të vitit 2013, siç ishte raportuar.
Megjithatë, ish-ushtaraku Ismet Ibishi ka theksuar se kërkesat për të mos dërguar FSK-në në veri janë të natyrës hibride, por se marrëveshjet me NATO-në duhet të respektohen.
Për më tepër, ai theksoi se angazhimi i FSK-së në veri është një masë që kërkohet për të mbrojtur integritetin e Kosovës dhe për të parandaluar rritjen e tensioneve.
“Duke marrë parasysh marrëveshjen, ne e kemi për obligim ta respektojmë, se janë tjetër të rëndësishme dhe është në interes të Kosovës që NATO të garantojë sigurinë atje. Derisa ti nuk e zbaton marrëveshjen, po përzihesh në kompetenca të rezervuara të NATO-s. Kurse sa i përket çështjes, ne mund të jemi të pakënaqur edhe më një lëshim që pasoi çështja e Banjskës, KFOR-i aty kishte një lëshim shumë serioz. Derisa nuk e pat nën kontroll veriun, të futen një arsenal i madh ushtarake, në brendësi të Kosovës. Gjë që ka qenë obligim i forcave të NATO-s, gjegjësisht KFOR-it, që të mos leje një gjë të tillë. Vijën kufitare, çështjen territoriale e ka të rezervuar NATO dhe nuk do të duhej të ketë mundës si hyjë një forcë e tillë, si në numër njerëzor si në armatim.
Nuk e arsyeton që FSK-ja të prek këto dy marrëveshjet, ’99 dhe 2013 që forcat e FSK-së mos të kalojnë atë pjesë.
Në anën tjetër, është qartë e ditur që kërkesat rrjedhin nga presidenti Vuçiq, i cili dëshiron në Kosovë, gjegjësisht në pjesë veriore mos të ketë as forca policore as me armë të gjata e as FSK-ja. Në mënyrë që të zhvillojë atë luftën hibride”, ka thënë Ibishi në FIVE.