Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Aliu, ka hedhur kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti, duke akuzuar qeverinë për dështim në fushën e arsimit.
Sipas tij, gjatë katër viteve të fundit, nuk është bërë asgjë për përmirësimin e sistemit arsimor, ndërsa e ka ilustruar këtë me rezultatet e dobëta të PISA-s.
“Rezultatet e PISA-së tregojnë se çdo vit po shkojmë më poshtë, dhe rezultatet më të fundit tregojnë se një student i Kosovës në klasën e 5-6 është i barabartë me një fëmijë të klasës së dytë në Evropë. Unë mendoj që kjo është një tragjedi kombëtare, pasi qeveria nuk ka investuar si duhet në arsim dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim të duhur për të rregulluar këtë gjendje,” ka thënë Aliu në emisionin “Raport”.
Ai gjithashtu ka kritikuar premtimet e qeverisë për ndërtimin e 160 çerdheve, duke shtuar se asnjë prej tyre nuk është ndërtuar deri tani.