Zëvendës sekretari amerikan për Menaxhim dhe Burime, Richard Verma, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Ballkanin Përëndimor.
Destinacioni i parë për të, është Shqipëria.
Amerikani ka në agjendë edhe vizitën në Kosovë, e që mesazhet e tij pritet të kenë fokus dialogun Kosovë – Serbi.
“Mesazhe sa i përket gjendjes gjeostrategjike dhe gjeopolitike të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht mbase në Kosovë mund të japë mesazhe për dialogun me Serbinë dhe marrëdhënieve reciproke në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në frymën e ndërrimit të administratës atje nga e Bidenit, në administratën e dytë të Trump”, vlerëson profesori Mazllum Baraliu.
Por, vlerësohet se për institucionet kosovare nga zëvendës sekretari amerikan, do të vijnë mesazhe edhe për çështje të ndërlidhura me sigurinë.
“Një përpjekje e SHBA që të përcjellin mesazhe konkrete për situatën aktuale të sigurisë, nevojës që dy shtetet të kenë veprime konkrete për dekriminalizimin e institucioneve, specifikisht ato të zbatimit të ligjit. Si dhe të transmetohet mesazhe për rrezikun që mund t’i vijë Republikës së Kosovës nga aktivitetet e dyshimta të Rusisë dhe Serbisë për cënimin e sigurisë së Kosovës dhe gjithë Ballkanit, thotë Bedri Elezi njohës i sigurisë.
Verma pritet të vizitojë edhe Serbinë, gjatë qëndrimit të tij 5 ditor në Ballkan.