FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Aktuale

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Më: 9 janar 2025 Në ora: 21:41
FSK

Megjithëse e vlerëson të dëmshme dhe të gabuar zotimin me letër se FSK-ja për veprime të mundshme operacionale në veri të vendit nuk shkon pa lejen e KFOR-it, zotim që në vitin 2013 i kishte bërë NATO-s ish-kryeministri Hashim Thaçi, ministri Ejup Maqedonasi ka thënë sot se me një letër që mban vulën e tij, i ka bërë me dije komandantet Enrike Barduani se e respektojnë zotimin e dikurshëm.

Disa ditë përpara sulmit në kanalin e Ibër Lepencit, një njësi ushtarake e FSK-së ishte angazhuar në një nga katër komunat në veri të vendit.

Nuk dihet lokacioni dhe arsyeja e këtij angazhimi, por ky veprim bëri që më 30  nëntor ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, t’i dërgoj një letër komandantit të KFOR-it, ku thotë se i ka sqaruar se angazhimi i kësaj njësie ushtarake nuk ka pasur për qëllim provokim të situatës.

Dy javë më vonë, komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Barduani do të fliste në kanalin dy të RTK-së për këtë konfirmim me shkrim.

“Ne e mirëpresim respektimin e vazhdueshëm të FSK-së për zotimin e tyre të 2013 për të mos u vendosur në veriun e Kosovës pa pëlqimin dhe autorizimin paraprak të KFOR-it.

Ky zotim kohëve të fundit mu konfirmua me shkrim nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

I vetmi rast kur publikisht u panë në veri të vendit pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës, është ceremonia e varrimit të një ish-ushtari të UÇK-së, ku mori pjesë edhe kryeministri i vendit, i cili publikoi fotografinë e rrjetet sociale më 24 nëntor.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci nuk e konfirmoi se bëhet fjalë për këtë rast.

Diçka e re është fakti që FSK ka qenë në veri para disa javëve. Këtu, pra, qëndron thelbi i letrës.

Në letër kam synuar që të sqaroj që angazhimi i njësisë në veri nuk ka pas qëllim provokues të situatës dhe ka ritheksuar që institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të respektojnë zotimin e bërë më 19 prill 2013 për angazhimin e FSK-së në operacione në veri pas koordinimit paraprak me Komandantin e KFOR-it”, ka deklaruar Maqedonci.

“FSK-ja nuk do të dislokohet në veri të vendit, pjesë e Kosovës, e banuar me shumicë serbe, pa dakordim paraprak me misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë”, thotë letra e dikurshme me nënshkrimin e kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi- të cilin e ka publikuar kohë më parë kryeministri aktual Albin Kurti i cili këtë letër e konsideron katastrofale.

Konsiderojmë që është shkelje flagrante, me të cilën do të duhej që të merren organet e drejtësisë”, kishte deklaruar kryeministri Albin Kkurti.

Së këndej me i referuar letrës së dërguar në nëntor, Maqedonci ka thënë se zotimi në letër ka qenë që ta sigurojë komandantin e KFOR-it, se me njëri tjetrin do të koordinohen mbi veprimet e nevojshme ushtarake të FSK-së në veri të Republikës, pas shpërthimit të fuqishëm që dëmtoi kanalin e Ibër Lepencit.

KFOR-i tha se institucionet e Kosovës i kanë kërkuar autorizim për dërgimin e mundshëm të FSK-së në zonën e prekur, por se misioni e ka refuzuar.

Në mbledhjen që mbajti Këshilli i Sigurisë në mesnatë pas sulmit, aprovoi masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike në të cilat u angazhua edhe forca e sigurisë, por jo në pjesën veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat