Arta Tahiri Beqa, politologe, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës duke qenë parti që ka qenë për një kohë të gjatë në pushtet, nuk do të mund të kandidonte me ndonjë risi në këto zgjedhje nëse nuk do ta kishte kandidat për kryeministër Bedir Hamzën.
Beqa në emisionin “Këndi i Debatit", ka thënë se më këtë veprim PDK ka bërë kalkulime të duhura.
“Në qoftë se PDK nuk do të kishte në krye Bedri Hamzën, nuk do të sillte risi tjetër me çka do të kandidonte PDK. Hamza ka pasur sukseset e vete dhe PDK e ka kalkuluar shumë mirë dhe ka nxjerr një lider që nuk ka pasur humbje sa herë që ka kandiduar në çfarë do pozite”, ka thënë Tahiri.
Ajo duke komentuar deklaratën e përfaqësueses së PDK-së Besa Ismaili, se me sloganin “Kosova mundet më mirë”, ka dashur të përçojnë mesazh tek qytetarët se nuk është fundi i botës, tha se ishte e rëndë.
“Nuk mendoj se LVV e ka sjellë aq keq situatën, normal kemi vërejtjet tona, sa që tash qytetarit duhet t’i kthehet shpresa me PDK”, ka thënë Tahiri – Beqa.