Ramabaja: Diaspora voton lirshëm, e çliruar nga ndikimi klientelist

Aktuale

Ramabaja: Diaspora voton lirshëm, e çliruar nga ndikimi klientelist

Më: 9 janar 2025 Në ora: 22:14
Analisti Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja ka thënë se diaspora është e çliruar nga ndikimet klienteliste, gjë që e bën procesin e votimit të tyre të mbështetur në bindje personale dhe jo në favore politike.

“Në ndërtimin dhe selitjen e demokracisë e ka pasur rol vendimtar ka pas diaspora. Këtë e kanë për një arsye; janë të çliruar prej ndikimit klientelist. Dhe votojnë krejtësisht sipas bindejeve të tyre”, ka thënë Ramabaja në Debat Plus.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka nisur periudha e votimit për qytetarët kosovarë që jetojnë jashtë vendit. Votimi përmes postës filloi më 9 janar dhe do të zgjasë deri më 8 shkurt 2025. Gjithsej 104,924 qytetarë janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, nga të cilët 84,525 do të dërgojnë votat e tyre përmes postës.

Për ata që janë regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, votimi do të zhvillohet më 8 shkurt 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat