Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku sonte në emisionin “Rubikon” ka bërë tri premtime për pensionistët.
Ai është shprehur se ata do të kenë barna falas, do të ketë rritje pensionesh për 36% dhe sipas tij, s’do të ketë pension nën 150 euro.
“Tri politika i kam për pensionistët, nuk do të ketë pension nën 150 euro, do të ketë rritje të pensioneve për 36 për qind për secilin pensionit dhe do të ketë barna falas për pensionistët e Kosovës”.
“Pra, barna falas, rritje prej 36.2 për qind për pensionistët dhe nuk ka pension nën 150 euro, këto janë zotime të menjëhershme, nuk flas këtu për 1 vjet do të punojmë për këtë punë, këto kryhen shpejtë”, është shprehur Abdixhiku.