Gjenerali Fadil Hadërgjonaj ka thënë se pezullimi i FSK’së nga Defender Europe 23 ndodhi nga një papërgjegjësi politike.
Hadërgjonaj në emisonin ‘Pressing’ tha se në atë kohë ushtarët e FSK’së patën angazhim dhe performancë të jashtëzakonshme.
“Unë kujtoj se largimi nga Def kur ishte në pyetje validimi i regjimentit të parë që do të ishte hapi më serioz i FSK’së drejt ngritjes së kapaciteteve të saja…
Ka qenë një lëndim serioz i kontributit dhe angazhimit edhe përtej orarit të punës dhe përtej të gjitha kritereve dhe kushteve, ushtarët të gjitha i kanë pranuar dhe ka treguar performanca të jashtëzakonshme… në momentin kyq për shkak të një papërgjegjësie politike dhe sjelljeve vërtet jo të përgjegjshme”, tha Hadërgjonaj.