Gjenerali Hadërgjonaj flet për pezullimin e FSK-së nga Defender Europe 23

Aktuale

Gjenerali Hadërgjonaj flet për pezullimin e FSK-së nga Defender Europe 23

Më: 10 janar 2025 Në ora: 00:37
Gjenerali Fadil Hadërgjonaj

Gjenerali Fadil Hadërgjonaj ka thënë se pezullimi i FSK’së nga Defender Europe 23 ndodhi nga një papërgjegjësi politike.

Hadërgjonaj në emisonin ‘Pressing’ tha se në atë kohë ushtarët e FSK’së patën angazhim dhe performancë të jashtëzakonshme.

“Unë kujtoj se largimi nga Def  kur ishte në pyetje validimi i regjimentit të parë që do të ishte hapi më serioz i FSK’së drejt ngritjes së kapaciteteve të saja…

Ka qenë një lëndim serioz i kontributit dhe angazhimit edhe përtej orarit të punës dhe përtej të gjitha kritereve dhe kushteve, ushtarët të gjitha i kanë pranuar dhe ka treguar performanca të jashtëzakonshme… në momentin kyq për shkak të një papërgjegjësie politike dhe sjelljeve vërtet jo të përgjegjshme”, tha Hadërgjonaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat