Dy vendime të rëndësishme nga Qeveria, publikohen detaje nga mbledhja e sotme, ja kush përfitoi

Aktuale

Dy vendime të rëndësishme nga Qeveria, publikohen detaje nga mbledhja e sotme, ja kush përfitoi

Më: 10 janar 2025 Në ora: 08:45 Përditësuar në ora: 12:42 më 10.01.2025
Qeveria e Kosovës

Haxhiu: Qeveria ka mbështetur ekipet mbrojtëse në Hagë me 30 milion euro

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, duke folur për ankesat që kanë pasur të arrestuarit nga Gjykata Speciale në Hagë ka thënë se ekipet mbrojtëse janë mbështetur deri tani me 30 milion euro.

“Sa i përket Gjykatës  Speciale, ne e kemi kundërshtuar në Kuvend, e kemi dërguar në Gjykatë Kushtetuese dhe nuk kemi arritur që ta ndalim. Të gjitha deklaratat që sot bëhen mund t’i gjeni në transkriptet e seancës. Akuzat duhet të drejtohen në drejtim të atyre që e kanë votuar, ata po thonë që janë mashtruar”, tha ajo.

Haxhiu tha se deri tani ekipet mbrojtëse janë mbështetur deri në 30 milion euro.

Nuk mjafton vetëm të thuhet që jemi mashtruar, le të kërkojnë falje për gabimin e madhe që e kanë bërë më atë kohë. Deri tani ne kemi mbështetur ekipet mbrojtëse deri në 30 milion euro. Do të vazhdojmë mbështetjen”, tha ajo.

Ajo ka theksuar se është e rëndësishme që të adresohen ankesat kushdo që i shkel.

Është thënë që takimi është lënë në gjysmë, ju e dini që kam vizituar edhe Gucatin, Haradinajn, Selimin, e të tjerët, njëri nga ta ka deklaruar se e kam lëshuar takimin dhe kjo nuk qëndron”, tha Haxhiu.

Lyra Osmani emërohet Inspektore e Përgjithshme

Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për emërimin e Lyra Osmanit si Inspektore e Përgjithshme.

Kryeministri Albin Kurti ka propozuar që kandidatja Lyra Osmani të emërohet Inspektor i Përgjithshëm me mandat 4 vjeçar”.

Si kandidatë më të besueshëm pas testimit dhe intervistës janë vlerësuar dy kandidat, Lyra Osmani dhe Bujar Mustafa.

Propozoj që kandidatja Lyra Osmani të emërohet Inspektor i Përgjithshëm me mandat 4 vjeçar”.

Haxhiu njofton mbështetje nga qeveria për gratë që janë të burgosura

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka thënë se viti 2025 të jetë një vit që do t’iu dedikohet plotësisht grave dhe vajzave të Kosovës.

Viti 2025 të jetë një vit që do të ju dedikohet plotësisht grave dhe vajzave të Kosovës. Kemi ndërmarr veprime që ndikojnë më mënyrë indirekte. Kemi ndërmarr shumë veprime përveç strategjisë, kemi mundësuara ndihmë juridike falas për gratë dhe vajzat viktima të dhunës. Kemi ashpërsuar dënimet në kodin penal në rastet e dhunës në familje dhe dhunën në baza gjinore”, tha ajo.

Ajo theksoi se duhet ta vazhdojmë punën dhe angazhimin pa u ndalur.

Janë mbështetur vajzat me bursa, mbështetje për gratë që janë të burgosura. Në ekonomi përmes subvencionit për paisje efiçience, masa të tjera që ndërlidhen me punësimin e grave. Në këtë vit do të angazhimin të lartësojmë kontributin e grave në shoqëri, është angazhim konkret për fuqizimin e grave dhe vajzave. Këto do të realizohen nga mbështetja institucionale”, ka thënë Haxhiu.

Kurti: 2025-ta do të jetë vit i gruas në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka thënë viti 2025 do të jetë vit i grave dhe vajzave.

Ai ka thënë se qeveria e Kosovës do të përkujdeset që me vendimet dhe punën që do të bëjë, që gratë të jenë lidere në çdo fushë.

“Po e nisim vitin 20205 me një dedikimi për gratë dhe vajzat e Kosovës sepse vitit 2025 do të jetë vit i gruas në Kosovë. Kemi marr hapa dhe vendime të shumta që ndikojnë në jetën e tyre. 12 mijë gra janë punësuar me mbështetje direket të qeverisë. 50 për qind të punësuara nga super puna janë vajza…

Me qeverisjen tonë përfaqësimi i grave më ndërmarrjet publike është rritur shume. Duam të bëjmë edhe më shumë, ky zotim është që vazhdon dhe shtihet për fuqizimin ekonomik dhe shoqëror të grave. Vitin 2025 do të punojmë që të rrisim qasjen e grave për pronë dhe trashëgimi. Prioritet mbetet mbrojtja e grave dhe vajzave nga dhuna në familje dhe dhuna në bazë gjinore”, ka thënë Kurti.

Rriten për 20 për qind pensionet për familjet e kategorive të dala nga lufta

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka miratuar Propozim-vendimin për aprovimin e rritjes së përfitimeve dhe pensioneve duke përditësuar tabelën në Shtojcën 1. të Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të Tyre.

Ministri Hekuran Murati thekson se do të rriten pensionet  për familjet e dëshmoreve të UÇK-së

Do të rriten pensionet familjare për familjet e dëshmoreve të UÇK-së duke filluar nga familja që ka dhënë një dëshmor rritja do të jetë 20 për qind, familjet që kanë dy apo më tepër dëshmor rritja do të jetë edhe për këta 20 për qind.

Ngjashme do të jetë edhe për pensionet familjare për famijet e të zhdukurve të UCK, ngjashme edhe pensionet invalid orë për invalidët e UCK”, ka thënë ai.

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot për ndarjen e 100 mijë eurove për mbulimin e shpenzimeve për mbrojtjen juridike-mbështetjen financiare për familjarët e veprimtarit Enver Hadri.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në fjalën e saj gjatë mbledhjes së qeverisë tha se në Belgjikë ka nisur procesi ndaj serbëve të akuzuar për vrasjen e Enver Hadrit, dhe se është pranuar ankesa e të akuzuarve, prandaj duhet ofruar mbështetje për familjen.

Dy të akuzuarit janë shtetas serb, të cilët akuzohen se në vitin 1999 në Belgjikë kanë kryer vrasjen, ndërsa i akuzuari i tretë po ashtu ish pjesëtar i Inteligjencës Jugosllave, akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e tij. Ata ishin shpallur fajtor, dhe po trajtohet ankesa e tyre. Ky rast ka rëndësi historike për vendin, prandaj kemi vendosur ta mbështesim familjen”, tha ai.

Të akuzuarit për vrasjen e Hadrit, ishin shpallur fajtor para tetë vitesh.

Ministrja po ashtu tha se Enver Hadri ishte vrarë gjatë vitit 1990.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat