Haxholli nga KDI: Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës

Aktuale

Haxholli nga KDI: Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës

Më: 10 janar 2025 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Seanca e 5 dhjetorit, në të cilën u miratuan plot 18 ligje, doli të jetë e fundit për legjislaturën e 8-të të Kuvendit të Kosovës.

Kështu ka thënë Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Sipas saj dita e sotme do të dita e fundit e legjislaturës së 8-të në Kuvendin e Kosovës, rrjedhimisht do të shpërndahet Kuvendi i Kosovës.

“Legjislatura e 8-të e Kuvendit të Kosovës do të shpërndahet 30 ditë para zgjedhjeve, ashtu siç e parasheh neni 66 i Kushtetutës së Kosovës, konkretisht paragrafi 2 i këtij neni. Prandaj mund të themi që të premten është dita e fundit e legjislaturës”, ka thënë Violeta Haxholli nga KDI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat