FSK-ja nis kërkimin e 27-vjeçarit që ra nga Ura e Fshajtë para dy jave

Aktuale

FSK-ja nis kërkimin e 27-vjeçarit që ra nga Ura e Fshajtë para dy jave

Më: 10 janar 2025 Në ora: 16:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një 27-vjeçari me iniciale A.H., nga Gjakova.

Sipas njoftimit të FSK-së, 27-vjeçari dyshohet të ketë rëndë nga Ura e Fshajtë më 24 dhjetor të vitit të kaluar.

Me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në koordinim me Policinë e Kosovës  të rajonit të Gjakovës. FSK ka angazhuar ekipet e saj me të gjitha kapacitetet operacionle për kërkimin dhe gjetjen e personit të zhdukur”, thuhet në njoftim.

Përveç Gardës Kombëtare, FSK-ja tha se ka angazhuar edhe ekipet e saj për ta kërkuar 27-vjeçarin që është raportuar i zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat