Trepça e largon nga puna një punëtor

Aktuale

Trepça e largon nga puna një punëtor

Më: 10 janar 2025 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Ndërmarrja publike “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës A.V.

Në një njoftim të lëshuar në Facebook thuhet se më 8 janar Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e A.V.

Pas mbajtjes së shqyrtimit publik, Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.

Për shkak se i njëjti që nga data 13.12.2024 nuk është paraqitur në punë e gjithë kjo bazuar në fletëparaqitjen me nr.prot:8189 nga Departamenti i Burimeve Njerëzore”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat