Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për Pagesat e Stafit të Angazhuar në Qendrat e Votimit (QV), në Vendvotime (VV) dhe Qendrën Komunale të Numërimit (QKN)/
Anëtari i KQZ-së Arianit Elshani, ka njoftuar se si do të jenë pagesat për këta.
Miratohen mëditjet për pagesat e stafin të angazhuar në Qendrat e Votimit (QV) dhe në Vendvotime (VV), për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 09 shkurt 2025, si në vijim:
1. Pesëdhjetë EURO (50) € në ditë çdo Menaxheri të Qendrës së votimit në vendvotimet e rregullta dhe me kusht. Menaxherët e Qendrave të votimit, do të paguhen për periudhën kohore prej dy (2) ditësh;
2. Gjashtëdhjetë EURO (60) € në ditë, çdo Kryesuesi të Këshillit të Vendvotimit në vendvotimet e rregullta dhe me kusht. Kryesuesit e Këshillit të Vendvotimit, do të paguhen për periudhën kohore prej tri (3) ditësh;
3. Pesëdhjetë EURO (50) € në ditë, çdo Anëtari të Këshilli të Vendvotimit, në vendvotimet e rregullta dhe me kusht. Anëtarët e Këshillave të Vendvotimit, do të paguhen për periudhën kohore prej tri (3) ditësh;
4. Njëqindenjëzet EURO (120) € në ditë çdo Menaxheri të Qendrës së Votimit në Përfaqësitë Diplomatike. Menaxherët e Qendrave të votimit, do të paguhen për periudhën kohore prej tri (3) ditësh;
5. Njëqind EURO (100) € në ditë, çdo Kryesuesi të Këshillit të Vendvotimit në vendvotimet në Përfaqësitë Diplomatike. Kryesuesit e Këshillit të Vendvotimit, do të paguhen për periudhën kohore prej tri (3) ditësh;
6. Nëntëdhjetë EURO (90) € në ditë, çdo Anëtari të Këshilli të Vendvotimit, në vendvotimet ne përfaqësitë diplomatike. Anëtarët e Këshillave të Vendvotimit, do të paguhen për periudhën kohore prej tri (3) ditësh;
7. Gjashtëdhjetë EURO (60) € në ditë, çdo Zyrtari të Tavolinës Ndihmese në Qendër të votimit. Zyrtarët e Tavolinës Ndihmëse, do të paguhen për periudhën kohore prej dy (2) ditësh;
8. Pesëdhjetë EURO (50) € në ditë, çdo Anëtari Rezervë të Këshillit të Vendvotimit në Qendër të votimit. Anëtarët Rezervë të KVV-ve, do të paguhen për periudhën kohore prej një (1) ditësh;
9. Tridhjetë EURO (30) € në ditë, çdo Shërbim të transportit për transportimin e materialit jo të ndjeshëm dhe të ndjeshëm zgjedhor, do të paguhen për periudhën kohore prej dy (2) ditësh;
10. Pesëdhjetë EURO (50) € në ditë, do të paguhet, çdo Kryesues te Ekipit të numërimit në QKN.
11. Katërdhjetë EURO (40) € në ditë, do të paguhet, çdo Anëtar te ekipit të numërimit në QKN. II. Pagesat për të gjitha kategoritë e sipër përmendura janë llogaritur në Neto.