I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka lansuar spotin e nisjes së fushatës, ku ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke thënë se në të njëjtat do të votohet jo vetëm për një parti apo kryeministër, por për të ardhmen e Kosovës, e e cila, siç ka thënë ai, ‘‘është e bukur’’.
Abdixhiku ka thënë edhe se Kosova për një kohë të gjatë ka qenë në momente të rënda, porse më nuk ka kohë për të humbur.
I pari i LDK-së, ka thënë edhe se ky është momenti i kësaj partie.
”Jemi popull që ja dalim gjithnjë. Ja kemi dalur gjithherë. Ringritemi. Ndërtojmë. Besojmë.
Dhe në këtë udhëkryq të sotëm, ne zgjedhim ndryshimin. Ne zgjedhim Rrugën e Re. Zgjedhim shpresën për ta bërë atdheun tonë, siç e ka merituar gjithherë”, ka thënë ai mes tjerash.