“Kina prioritet i administratës Trump”, Hoxhaj: Të përgatitemi për një botë të re

Aktuale

“Kina prioritet i administratës Trump”, Hoxhaj: Të përgatitemi për një botë të re

Më: 10 janar 2025 Në ora: 23:08
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ishte këtë të premte në “Balkan Talks” në Euronews Albania ku ka folur rreth administratës së re që do të qeverisë SHBA pas inaugurimit të Donald Trump si president.

Ai tha se prioritet i SHBA-së është frenimi i Kinës, ndërsa më pas do të vijnë çështjet e tjera.

“Gjuha që përdor presidenti Trump dhe ajo që do dëgjojmë gjatë mandatit të ri, përputhet me një botë të re. Qëndrimet e tij sa i takon Grenlandës apo kanalit të Panamasë, janë më shumë vendosmëri amerikanë për të ripozicionuar Amerikën dhe shtetet e Bashkuara në një kontekst të ri global.

Nuk do ndryshojë politika amerikanë shumë në raport me Perëndimin, por do ketë vendosmëri për të ndaluar qasjen agresive të Kinës. Në politikën e jashmte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një politik e frenimit në raport me kinën është prioritet i lartë. Nëse tre prioritete i pari, i dyti dhe i treti janë Kina, më pas temat e tjera. Ndaj duhet ta kuptojmë këtë politikë të administratës së re”,-tha Enver Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat