Abazi: Kosova, “thembra e Akilit” sa i përket sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Abazi: Kosova, “thembra e Akilit” sa i përket sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Më: 10 janar 2025 Në ora: 23:49
Haki Abazi

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi,  thotë se Kosova është “thembra e Akilit” sa i përket sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Abazi thotë se trupat e NATO-s në Kosovë janë për të mbajtur “dritaren e paqes” të hapur në realizmin e ombrellës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Kosova nuk është vend i parëndësishëm, sepse është ‘thembra e Akilit’  sa i përket sigurisë në Ballkanin Perëndimor, që nga rënia e Murit të Berlinit, tentimi ruso-serb-sllav, por edhe forcave tjera që mund të jenë pjesë nga vendet më të largëta të botës është konsideruar si formë e provokimit dhe kërcënimit të sigurisë në kontinentin evropian.

Rrjedhimisht ata janë prezentë këtu me trupat e NATO-s, rrjedhimisht kanë bërë investime edhe në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë për ta mbajtur dritaren e paqes të fortë e të hapur që ne të ecim në mënyrë progresive në realizmin e ombrellës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat