Përplasen Ahmeti e Bulliqi: 10 vite qeverisje – 4 vite bre i ka/ Mos e merr kaq me të nxehtë!

Aktuale

Përplasen Ahmeti e Bulliqi: 10 vite qeverisje – 4 vite bre i ka/ Mos e merr kaq me të nxehtë!

Më: 11 janar 2025 Në ora: 08:10
Bulliqi, Ahmeti

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin “Adresa” ka treguar se a qendron deklarata e Bulliqit sa i përket rritjes së buxhetit të komunave.

Më këtë nuk është pajtuar Ahmeti pasi që ka thënë se për komunën e Lipjanit kryeministri Kurti nuk ka bërë ndonjë investim, përveq asaj të deponisë së mbeturinave.

Derisa ishte duke treguar për deponë e mbeturinave, kryetari Ahmeti përdori fjalën që 10 vite qeverisje.

Këtu i doli kundër edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Jo që 10 vite, mos i njeh edhe vitet kur ka qenë në qeverisje Abdullah Hoti e Isa Mustafa por ne kemi vetëm 4 vite në qeverisje.

Kryetari i Lipjanit i replikoi duke i thënë se ‘mos e merrë kaq me të nxehtë’.

Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat