Ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi është nderuar nga presidenti amerikan, Joe Biden.
Bislimi ka treguar se ka marrë një letër falënderimi nga Biden për një artikull të tij.
Në letrën falëndruese ndër tjera Bisilmi thotë se “Mbetem optimist sepse njerëz si ju luftojnë për atë të ardhme çdo ditë, të nxitur nga flaka e lirisë që ndez shpirtrat e njerëzve të lirë kudo.”
Shkrimi i plotë në Facebook:
Nderim i Veçantë nga Presidenti i SHBA-ve!
Pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë, bashkë me familjen time para pak ditësh, sot ndjehem tejmase i nderuar të ndaj me ju letrën që mora nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si falëmnderim për artikullin tim mbi kontributin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën (të botuar nga Harvard Kennedy School Policy Review në nëntor 2024).
Më duhet ta pranoj se jam i emocionuar që Presidenti Biden ka lexuar shkrimin tim dhe më ka shkruar personalisht. Ky është një motivim i madh për të vazhduar punën time për forcimin e lidhjeve Kosovë-SHBA.
"Ekipi im ka ndarë me mua artikullin tuaj, dhe unë deshta t'ju them që deri sa po përfundoj mandatin tim, ju jam mirënjohës juve dhe të tjerëve si ju anekënd për mbështetjen tuaj gjatë katër viteve të kaluara..." shkruan Presidenti Biden në letrën e tij.
Duke iu referuar angazhimit për një të ardhme të bazuar në liri, ndër të tjera, Presidenti Biden shton: "Mbetem optimist sepse njerëz si ju luftojnë për atë të ardhme çdo ditë, të nxitur nga flaka e lirisë që ndez shpirtrat e njerëzve të lirë kudo." Presidenti e përfundon letrën e tij për mua duke thënë "Zoti ju bekoftë juve dhe familjen tuaj."
Këto fjalë të Presidentit të SHBA-ve janë vlerësimi më domethënës për mua dhe punën time; një inkurajim i pashoq që do ngulitet thellë në mbamendjen time si fanar që ndriçon rrugën time të mëtutjeshme në shërbim të kombit dhe shtetit tim.
Krenar po aq sa edhe i përkushtuar për më shumë punë -- punë që vlerësohet nga një lider botëror, nga Presidenti i aleatit të pazëvendësueshëm të Kosovës!
Falëmnderues e mirënjohës përjetësisht z. President!