Ky është i dyshuari që kërcënoi kryeministrin Kurti përmes rrjeteve sociale

Aktuale

Ky është i dyshuari që kërcënoi kryeministrin Kurti përmes rrjeteve sociale

Më: 11 janar 2025 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kanosur kryeministrin Albin Kurti para disa ditësh, raporton Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht edhe emrin e personit që dyshohet se e kërcënoi kryeministrin Albin Kurti përmes rrjeteve sociale e që bëhet fjalë për 21 vjeçarin, Milan Radivojevic.

I dyshuari u arrestuar dje nga Policia e Kosovës në Zveçan dhe se tashmë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjatë ndalimit, ai është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës dhe është kryer një kontroll në banesën e tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie pa leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat